Çeki, parandalohet atentati ndaj Merkel, policia arreston autorin

Çeki, parandalohet atentati ndaj Merkel, policia arreston autorin

Policia çeke parandaloi një atentat të mundshëm ndaj kancelares gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës së saj zyrtare të mërkurën në Pragë. Policia njoftoi arrestimin e një personi, që dyshohet se tentoi të vriste Merkelin.

Mediat e huaja shkruajnë se atentatori u përpoq të çante me makinë eskortën e kancelares gjatë udhëtimit nga aeroporti në selinë e kryeministrit çek, por u arrit të ndalohej në kohë. Policia hapi zjarr ndaj automjetit të agresorit, i cili ndaloi dhe u vu në pranga.

Shefi i policisë çeke tha për mediat vendase se agresori kishte vepruar i vetëm. Në automjetin e tij u gjetën sende të forta dhe bomba gazi lotsjellës.

Gjithsesi autoritetet çeke sqaruan se jeta e kancelares gjermane nuk u vu për asnjë moment në rrezik.

Gjatë vizitës në Çeki, Angela Merkel vizitoi kryeministrin çek, Bohuslav Sobotka.

Gjatë takimit me homologun çek, shefja e Bundestagut u prit me protesta nga qytetarët, të cilët kundërshtuan politikën e dyerve të hapura për emigrantët.

Please follow us:
FACEBOOK
Twitter
Google+
Pinterest
Pinterest